Ylli i U2 Bono rrëfehet për marrëdhënien e komplikuar me babain e tij!

vovalbania October 29, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Ylli i U2 Bono rrëfehet për marrëdhënien e komplikuar me babain e tij!

Së fundmi, Bono rrëfeu se kishte një ‘marrëdhënie luftarake’ me babain e tij të ndjerë, Brendan Hewson. Këngëtari i famshëm pohoi tek ‘The Graham Norton Show’ se e kishte pasur shumë të vështirë të merrte një kompliment nga i ati, punonjës poste. Ndërsa promovonte librin e tij të ri të kujtimeve ‘Surrender’, ylli 62 vjecar i U2 tha për babain e tij, i cili vdiq nga kanceri në vitin 2001:

Ne kishim një marrëdhënie luftarake dhe doja t’i bëja përshtypje, kështu që fluturova në Teksas që ai të më shihte në koncert. Kur u takuam, sytë e tij ishin të skuqur dhe mendova: “O Zot, babai im do të më bëjë një kompliment dhe u gëlltita. Ai zgjati dorën dhe tha: “Ti je shumë profesionist”. Kjo do të thoshte gjithçka për të ndërsa për mua, ishte komplimenti më i madh që mora prej tij.

Javën e kaluar, Bono zbuloi se një nga kushërinjtë e tij është në të vërtetë gjysmë vëllai i vet. Zbulimi shokues vjen katër muaj pasi rokeri tregoi për herë të parë se kishte një vëlla ose motër, prejardhja e të cilit ishte mbajtur sekret familjar për dekada. Duke u shfaqur në ‘Desert Island Discs’ të Radio 4 në qershor, Bono i tha prezantueses Lauren Laverne se gjysmëvëllai i tij, të cilin ai nuk e përmendi në atë kohë, kishte lindur pas një lidhjeje në vitet 1960 midis babait të tij Bob dhe një gruaje të mrekullueshme.

Tani ai ka zbuluar se gruaja ishte pjesë e familjes, Barbara dhe se fëmija i tyre është Scott Rankin, një analist burse dhe nëpunës civil. Nëna e Bonos, Iris, vdiq në vitin 1974, kur muzikanti ishte 14 vjeç. Ajo nuk e mësoi kurrë tradhëtinë e të shoqit. Barbara, e cila ende jeton në Dublin, ishte e martuar me vëllain e Irisit, Jack, i cili vdiq në vitin 2020. Janë pak ato që nuk njohin U2 dhe impaktin që kanë patur në historinë e muzikë pop-rock në tre dekadat e fundit.

Këngë si “With or without you”, “Pride”, “Sunday bloody sunday” kanë hyrë në majat e renditjeve botërore dhe në përzgjedhjen e gjeneratave të ndryshme, nga viti 1976 kur u formuan në Dublin. Por një intervistë online lideri i grupit, këngëtari Bono, dha mendimin që ai ka për trashëgiminë muzikore të grupit që ka shitur më shumë se 200 milionë disqe nëpër botë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65688 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE