Aksident në Itali, shuhet një familje shqiptare/Tre fëmijë mes viktimave!
Një familje me origjinë shqiptare pati një fat tragjik në Itali, ku një aksident rrugor i mori jetën një gruaje dhe tre fëmijëve të saj, ndërsa kryefamiljari është në gjendje kritike për jetën, në spital.
Ai ishte në timonin e makinës, kur mbrëmë humbi kontrollin dhe u përplas me një shtëpi të pabanuar në rrugën Neëton në Cadè. Automjeti që u shkatërrua udhëtonte drejt Sant’Ilarios, ndërsa aksidenti tragjik ndodhi në comunën Villa Gaida, fraksion i Reggio Emilias.
Tre prej viktimave janë të moshave 2, 10 e 12-vjeç. Mediat italiane nuk përjashtojnë mundësinë që dy më të mëdhenjtë të mos ishin të çiftit, por fëmijë të miqve të tyre.
Në njoftimin paraprak zyrtar, fillimisht u tha se viktima mbetën pesë të rinj, por më pas ky variant u ndryshua. Policia italiane po heton shkaqet e rrethanat e aksidentit që përgjaku rrugën, duke çuar në mbyllje të përkohshme të saj e ndalim-qarkullimi.