Ndërprerjet e fondeve, SPAK kërkesë MF-së: Jo më në vitin 2023, na kufizohet pavarësia!
Kreu i Strukturës së Posaçme kundwr Korrupsionit dhe Krimit tw Organizuar, SPAK, Arben Kraja tha sot se “SPAK e ka nxjerrë buxhetin e katër viteve me vetëm dy procese”, duke siguruar 20 milion euro të konfiskuara në bankë. Në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, veçoi:
Kemi kërkuar numër shtesë për krijuar sektorë të rinj dhe për të konsoliduar sektorët ekzistues. Na është dhënë më pak se kemi kërkuar. Nëse ne kemi kërkuar totalin 273 nga janë dhënë 256 me një diferencë prej 15 punonjësish. Mendojmë se duhet ti kemi, ideja ka qenë për krijimin e një të ri për raportimet në BE për të forcuar sektorin e sistemit financiar. Kemi propozuar të shtohet edhe një numër prej 7 të tjerë plus. Kemi pasur këto dy-tre vite një praktikë pune që kemi marrë punonjës me kontratë të pjesshme në sektorin e personelit. Është parë e nevojshme që duhet të ketë. Sa i përket byrosë shtohen disa sektorë të ri pa dublime dhe mbivendosje me Prokurorinë. I qëndrojmë përsëri kërkesës së parashikuar nga dispozitat ligjore.
Nga pikëpamja e investimeve kemi kërkuar një fond shtesë për shpenzime proceduriale, për të bërë blerje të vogla, por që futen tek investime. Kemi kërkuar një fond shtesë është një fond i vogël rreth 6 mln lekë. Vetëm me dy procese në e kemi nxjerrë buxhetin për katër vite, mbi 20 mln euro të konfiskuara në bankë, jo pasuri që mund të shiten mendoj se kemi qenë edhe efektivë në punë. Jemi edhe modestë. Nuk po kërkojmë të investojmë diku. Kur i kemi marrë i kemi përdorur për të ngritur kapacitete, kemi laboratorë.
Kraja foli edhe për një objekt i ri që duhet t’i vihet në dispozicion SPAK-ut për plotësimin e nevojës për zyra.
Eshtë një objekt i ish-Ujësjellësit të Bashkisë së Tiranës. Bashkia dhe këshilli bashkiak ka dhënë aprovimin, ka mbetur procedura te Ministria e Drejtësisë. Është një objekt përballë nesh. Në momentin që do e kemi në dispozicion do e shohim për ta përshtatur për nevojat tona. Për të rregulluar ndarjen e brendshme dhe për sistemet sepse nuk ka garancinë e sistemeve.
Edhe një kërkesë për Ministrinë e Financave. Me akte normative është ndërhyrë në buxhetin e SPAK duke ndërprerë fonde të caktuara. Nuk kemi reaguar. Por duke filluar nga viti 2023 kjo nuk duhet të ndodhë më sepse kufizohet pavarësia e institucionit për të funksionuar.