Shenjat që ju lajmërojnë se keni mungesë kolagjeni në trup!
Kolagjeni është një produkt mjaft i rëndësishëm në trupin tonë. Nëse trupit i mungon kjo proteinë vitale, shenjat që shfaqen janë të dukshme. Disa lloje kolagjenësh janë të domosdoshëm për ruajtjen e shëndetit të organeve të brendshme, ndërsa një lloj tjetër është i nevojshëm për lëkurën e butë.
Ka një sërë arsyesh që tregojnë nëse kolagjeni i mungon trupit. E para është ajo që ka të bëjë me rrudhjen e lëkurës me kalimin e moshës. Një arsye tjetër pse kolagjeni fillon të jetë gjithmonë e më i paktë në trup është edhe ekspozimi i shumtë në diell. Sëmundjet e indeve dhe sëmundjet autoimune si lupusi dhe artriti reumatoid mund të shkaktojnë një rënie të ndjeshme të kolagjenit në trup.
Për shkak se kolagjeni mund të shfaqet në sisteme të shumëfishta në trup, edhe simptomat treguese mund të jenë disa. Kolagjeni është shumë i rëndësishëm për mishrat e dhëmbëve. Pa kolagjen të mjaftueshëm, mishrat mund të fillojnë të bien dhe dhëmbët të lirohen. Shenjat janë zakonisht dhimbje dhëmbësh, dhëmbë më të ndjeshëm, madje edhe humbje e hershme e dhëmbëve. Ashtu si kërcet, edhe muskujt kanë nevojë për kolagjen për të qenë të fortë.
Ata që vuajnë nga mungesa e kolagjenit, shpesh ankohen për dhimbje muskujsh dhe dhimbje kockash. Një element fizik që zbulon se ke mungesë kolagjeni janë flokët. Kolagjeni mbush hapësirën rreth folikulave të flokëve. Kur nuk ka kolagjen të mjaftueshëm, flokët janë të hollë, të dobët dhe dalëngadalë fillojnë të bien. Kolagjeni gjithashtu lufton radikalet e lira që dëmtojnë skalpin dhe pengojnë rritjen e flokëve.
Kolagjeni u jep forcë gjithashtu qelizave të lëkurës prandaj nuk është çudi që mungesa e kolagjenit shkakton tharje të lëkurës, mungesë të elasticitetit dhe krijimin e rrudhave me kalimin e kohës. Siç dihet, prodhimi i kolagjenit në trup zvogëlohet me moshën, por rrezatimi ndaj rrezeve UV dhe radikalet e tjera të lira përshpejtojnë në mënyrë të ndjeshme formimin e rrudhave. Kur nivelet e kolagjenit janë të ulëta, lëkura më e hollë dhe më e dobët ndërton një tepricë më të lëngshme krahasuar me lëkurën në zona të tjera të trupit.