Zbardhen detaje nga vrasja në Tiranë, viktima sapo ishte kthyer nga dasma e mikut të tij
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Zbardhen detaje nga vrasja në Tiranë, viktima sapo ishte kthyer nga dasma e mikut të tij](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/10//zbardhen-detaje-nga-vrasja-ne-tirane-viktima-sapo-ishte-kthyer-nga-dasma-e-mikut-te-tij.png)
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 39-vjeçarit, Briken Senaj në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se viktima sapo ishte kthyer nga dasma e mikut të tij dhe në momentin kur ndodhi ngjarja ndodhej me të afërm të dhëndrit që sapo ishte martuar.
Pikërisht dasma, ishte arsyeja e kthimit të viktimës nga Italia ku edhe jetonte.
Ndërkohë autorët e ngjarjes dyshohen të kenë qënë dy persona.
Pak momente pak ngjarjes një automjet u gjet i djegur në Qafë Kashar, target e të cilit ishin vjedhur pak ditë më parë në Tiranë.
Brenda automjetit u gjet dhe arma e krimit, kallashnikov.