COVID-19/ 17 raste të reja, nuk ka humbje jete !
17 raste të reja me Covid 19 janë konfirmuar në vend gjatë 24 orëve të fundit.
Nga 641 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar të infektuar 4 qytetarë në Tiranë, 3 në Durrës, nga 2 qytetarë në Himarë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Kamëz, Patos, Selenicë, Delvinë, Sarandë, Poliçan.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 190 qytetarë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Ndërkohë, janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328.037 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 1 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 56
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 641
Testime totale 1,997,769
Raste pozitive 331,820
Raste të shëruara 328,037
Raste Aktive 190
Humbje jete 3,593
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 135
Vlorë 17
Gjirokastër 10
Durrës 8
Berat 6
Fier 6
Elbasan 4
Shkodër 1
Lezhë 1
Korçë 1
Dibër 1