COVID-19 u harrua, frika më e madhe e shqiptarëve sot është inflacioni!
Në dy vitet e fundit njerëzit kanë patur shumë arsye për t’u shqetësuar. Së fundmi, kompania ndërkombëtare e kërkimit dhe konsulencës së tregut IPSOS, pyeti pothuajse 20.000 qytetarë të 29 vendeve midis moshës 16 dhe 74 vjeç çdo muaj për dy vjet. Sondazhi zbuloi se nëse disa shqetësime mbaheshin “konstante”, të tjerët qëndronin në krye ose në fund të shkallës së përparësisë. Në shtator 2020, shqetësimi kryesor i të anketuarve ishte koronavirusi. Sot, kriza shëndetësore ka kaluar në plan të dytë dhe në shtator 2022, vetëm një në 10 persona e vendosi COVID-in në krye të shqetësimeve të tyre.
Në qendër të frikës së njerëzve është inflacioni, i cili ka kaluar si një shqetësim serioz në 8% të rasteve për 4 nga 10 pjesëmarrës. Më të shqetësuarit janë qytetarët e Polonisë dhe Argjentinës. Në vitin 2020 vetëm 9% e italianëve ishin të shqetësuar nga rritja e çmimeve, ndërsa tani përqindja është rritur në 35%. E njëjta tendencë u regjistrua në Britaninë e Madhe, e cila shkoi nga 19% në 56%, në Spanjë (nga 9% në 39%), në Francë (nga 13% në 39%) dhe madje edhe në Gjermani (nga 19% në 49%).
Por si mendojnë shqiptarët?! Duket se edhe në vendin tonë shqetësim kryesor është inflacioni me 73% të votuesve që zbulojnë se kjo është frika më e madhe e tyre. 18% shprehet se nuk i tremben asnjërës, pra as inflacionit dhe as COVID-19 dhe vetëm 9% e votuesve tregon se kanë frikë nga COVID-19.