Ja sa pritet të kushtojë libri ende i papublikuar i Princit Harry!

vovalbania November 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ja sa pritet të kushtojë libri ende i papublikuar i Princit Harry!

Libri i Princit Harry, i titulluar “Spare”, i cili do të dalë më 10 janar 2023, pritet të bëhet bestseller. 38-vjeçari pritet të ngjall interes të jashtëzakonshëm. Kujtimet e Dukës së Sussex-it, të shkruara nga autori amerikan, fitues i çmimit Pulitzer, JR Moehringer, do t’u japin lexuesve një përshkrim të përvojave, aventurave, humbjeve dhe mësimeve të jetës që formësuan gjakun blu.

“Unë po e shkruaj këtë libër jo si princi që linda, por si njeriu që u bëra,” u shpreh Harry. Në fakt, nuk janë të paktë ata që presin të lexojnë “Spare” për të mësuar shumë nga detajet e marrëdhënies së tij me Meghan Markle. Ndërkaq, libri do të kushtojë 14£ në MB, 36 dollarë në SHBA, ndërsa në eBook do të kushtojë 13,99£ dhe 17,99 dollarë.

Libri me kujtime fillimisht pritej të dilte në vjeshtën e vitit 2022, por data e publikimit të tij u shty për në fund të këtij viti për shkak të shqetësimeve të minutës së fundit në lidhje me përshtatshmërinë e një materiali të caktuar. Pasojat e kujtimeve të shumëpritura të Princit Harry do të jenë katastrofike, beson një ekspert. Së fundmi, autori mbretëror Richard Fitzwilliams tha se:

Pasojat e kësaj do të jenë të gjera dhe mund të jenë shumë shkatërruese.

Sjellim në vëmendje se së fundmi, Meghan Markle ka folur për gjenet e saj, duke treguar se është 43% nigeriane. Sipas ‘Mirror’, Dukesha e Sussex-it e bëri të ditur këtë në episodin e fundit të podcast-it Archetypes, ku shprehu dëshirën për të mësuar më shumë për rrënjët e saj. Në episod, Markle diskutoi me aktoren amerikane Issa Rae, shkrimtarin nigeriano-amerikan Ziwe Fumudoh dhe profesoreshën Emily Bernards, duke thënë se ajo bëri një test gjenetik që zbuloi se ajo është 43% nigeriane.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE