Jorida Tabaku për TAR: “Dëgjoj me shumë dëshirë Erion Braçen sepse…”

vovalbania November 01, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Jorida Tabaku për TAR: “Dëgjoj me shumë dëshirë Erion Braçen sepse…”

E ftuar ditën e sotme në ‘Ndryshe’ ishte Jorida Tabaku, politikane dhe anëtare e Partisë Demokratike. Padyshim që Tabaku nuk mund t’i shpëtonte edhe pyetjeve ‘pa nivel’ të Adit dhe për këtë episod të Blendi Salaj, i cili zëvendësoi Salsanon.

Jorida tregoi se si është politika shqiptare për momentin sipas mendimi të saj.

Unë kam qenë që 16 vjeçe në PD dhe e shoh me trishtim baltën që hedhin ndaj njëri-tjetrit. I vetmi që kënaqet nga e gjithë kjo është kundërshtari jonë politik. Njerëzit po vuajnë nga ky fakt, kanë mungesë alternative, sepse ne nuk jemi aty ku duhet. Po mungon alternativa te opozita. 

Çfarë mendimi ka Tabaku për faktin se Rama po e përdor konfliktin e brendshëm të Partisë Demokratike?

Sa herë që Rama ka probleme këtë bën, është shumë e thjeshtë që ta përdorësh si justifikim. Kundërshtarin mund ta luftosh, por jo me urrejtje, kjo ndarja në skaje mua nuk më pëlqen fare. Mund t’ia thuash kundërshtarit në sy, nuk ke pse i bën me dhunë. 

A mërzitet Tabaku nga komentet negative që vijnë nga kundërshtarët politikë ose nga njerëzit që nuk bien dakord me të?

Nuk besoj se kam bërë në karrierën time politike diçka që ka vend për keqkuptim. Kam qenë ndër të parat që kam denoncuar me emër ata që konsiderohen oligarkë e këtë nuk e ka bërë askush, madje as liderët. Për sa kohë nuk bëj kompromis me të vërtetën time, jam korrekte me njerëzit që më kanë votuar, komentet nuk më bëjnë përshtypje edhe pse më mërzisin familjarët, sidomos babin, por e rëndësishme në politikë është qëndrueshmëria dhe unë këtë e kam treguar.

Me çfarë po ndodh në Partinë Demokratike, a është më Jorida nënkryetare?

Mendoj që i kam dhënë shumë politikës, po besoj që dhe unë kam marr shumë nga politika. Kam qenë më komode pa asnjë pozicion në PD. Tani jam anëtare e thjeshtë e Partisë Demokratike. Mua në politikë më ka sjellë Sali Berisha, kam punuar dhe me Bashën, por e kam ndërtuar profilin tim pa u bazuar te askush.

Një nga politikanët kundërshtarë që e dëgjon me dëshirë në parlament?

Dëgjoj me shumë dëshirë Erion Braçen sepse mendoj që ngre shqetësime për fermerët për të cilët nuk di shumë. E dëgjoj me interes atë edhe kundërshtarët e tjerë edhe pse nuk bie dakord me ta. 

Jorida si rrallëherë në daljet e saj publike foli dhe për familjen e saj.

Fëmijët më kanë bërë njeri më të mirë, më pozitive, më kanë rritur. Kam një arsye përse shkoj me kënaqësi në shtëpi. Nuk do ia kisha dal kësaj pune nëse nuk do më ndihmonte bashkëshorti. Shpenzojmë në mënyrë të çorganizuar. Në këtë situatë të vështir%, unë që e bëj pazarin vet, paguaj energjinë elektrike, i përjetoj vetë dhe kur i përjetoj unë imagjino një familje që ka më pak të ardhura.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65253 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE