Lum babai për vajzën që ka/ Shakira i puth këmbët të atit, videoja bëhet virale!

vovalbania November 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lum babai për vajzën që ka/ Shakira i puth këmbët të atit, videoja bëhet virale!

Këngëtarja e njohur, Shakira është duke kaluar një fazë të vështirë në jetën e saj personale pas ndarjes me partnerin e saj, por mesa duket artistja është përballur edhe me një tjetër vështirësi. Në një video, artistja kolumbiane shihet teksa ndihmon babanë e saj të bëjë ushtrime, ndërkohë që në dhomë është edhe mjeku i tij. Ajo duket e emocionuar me babanë e saj ndërsa i puth këmbët. Bukuroshja ka shkruar:

Dhe jeta vazhdon mes vizitave në spital dhe kostumeve të Halloween -it.

Ndërkaq, pavarësisht problemeve dhe ndarjes së Shakiras dhe Gerard Pique, gjithçka duket se është vetëm mes çiftit, pasi në familjen e yllit kolumbian ata ende e konsiderojnë futbollistin e skuadrës së Barcelonës pjestar të familjes së tyre. Nëna e artistes Nidia del Carmen foli me përfaqësues të mediave jashtë spitalit Teknon-Quiron në Barcelonë, ku ndodhet i shtruar zoti William Mebarak, babai i këngëtares kolumbiane.

Teksa u pyet nëse Pique është ende pjesë e familjes së Shakirës, ajo tha:

Sigurisht, po, ne jemi ende familje.

Rikujtojmë, se babai i Shakira-s ka filluar që të kishte probleme që në muajin maj. Ai pësoi një goditje të fortë në tru dhe u dërgua me ambulancë në spital dhe më pas iu nënshtrua një operacioni urgjent për shkak të mpiksjes së gjakut në tru.

Sjellim në vëmendje se lajmet rreth ndarjes së Shakirës dhe Gerard Piques vazhdojnë, pasi pas bisedimeve të ashpra për kujdestarinë e fëmijëve të tyre Milan dhe Shasha, duket se të dy kanë vendosur të bëjnë ‘armëpushim’. Këngëtarja dhe futbollisti kanë mbajtur një marrëdhënie normale dhe kanë zhvilluar disa takime për të arritur një marrëveshje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65098 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE