Shpesh e neglizhoni, metoda më e mirë për pastrimin e kërthizës!
Shumë prej jush as që e përfshijnë në kujdesin e higjienës personale pastrimin e përditshëm të kërthizës. Por nëse nuk e dini për këtë ju vjen në ndihmë një top pambuku me alkool. Pavarësisht dyshimeve që mund të keni, kjo metodë është një ndër metodat më të mira natyrale për të trajtuar kollën e thatë, ftohjen, simptomat pre/postmenstruale dhe dhimbjet e muskujve.
Ky ilaç është përdorur për shumë kohë për të trajtuar problemet e mësipërme dhe pavarësisht se nuk ekziston një arsyetim i mirëfilltë shkencor, ai ka rezultuar më efektiv se trajtimet medicinale. Ju duhet vetëm një top pambuku, të cilin duhet ta zhysni në alkool etilik dhe pasi ta keni shtrydhur paksa, ta vendosni mbi kërthizë. Mbulojeni me një leukoplast, fashë ose qesëz plastike në mënyrë që topi i pambukut të mos lëvizë nga vendi dhe pushoni.
Nëse jeni në një nga ato ditët ku s’ndiheni mirë, keni therje barku ose dhimbje të muskujve të legenit, truku i mësipërm është zgjidhja e duhur. Për ta bërë akoma më të shpejtë veprimin e tij, spërkatni pak kripë të jodizuar para se të vini pambukun mbi kërthizë.
Ndërkaq, Steven Claisse, pronar i një kompanie parfumesh, Takasago, është shprehur se kërthiza nuk përdoret vetëm për pirsing, por nëse hidhni disa pika parfum në të do të jetë një mrekulli. “Çfarëdo zone e trupit tuaj që rezaton nxehtësi përhap parfumin dhe kërthiza e bën këtë”, thotë ai. Edhe ekspertja britanike e parfumeve, Ruth Masternbroek pranon se është një nga vendet më të mira për parfumin tuaj.