Benjamin Netanyahu pritet të jetë sërish kryeminstër i Izraelit!
Ish-kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, duket se është gati për një rikthim të madh politik, pasi në Izrael u zhvilluan zgjedhjet e pesta në katër vite.
Sondazhet tregojnë qartë se Partia e tij Likud arriti të fitojë me një diferencë të vogël, me ndihmën e aleatëve të rinj të ekstremit të djathtë – Partisë Fetare Zioniste.
“Ne jemi afër një fitoreje të madhe – kjo është tashmë e qartë. Rruga jonë, rruga e Likud, e ka treguar veten” u shpreh Netanyahu.
Kur të konfirmohet zyrtarisht , kjo fitore do të nënkuptonte një mandat rekord të gjashtë si kryeministër për Netanyahun, një detyrë që ai e mbajti për 12 vjet përpara se të rrëzohej në 2021.
Blloku i krahut të djathtë do të siguroj të 61 ose 62 duke fituar një shumicë në parlamentin me 120 vende.
Rivali kryesor i Netanyahut, kryeministri aktual Yair Lapid dhe kampi i tij parashikohet të fitojë 54 vende.
Lapid rrëzoi Netanyahun dhe i bëri thirrje votuesve që të “ndalonin të djathtën ekstreme”.
“Derisa të numërohet vota e fundit, asgjë nuk ka mbaruar asgjë nuk është përfundimtare ne do të presim me durim, për rezultatet përfundimtare” u shpreh Yair Lapid
Partnerët e rinj të Netanyahut, partia ekstremiste fetare mund të fitojë 13 ose 14 vende, duke u bërë partia e tretë më të madhe.
Sipas analistëve nëse ky do të jetë rezultati, Izraeli është në rrugën për t’u bërë Hungaria e Orbanit”, e cilësuar kohët e fundit nga be është përcaktuar një “autokraci zgjedhore”.