Detaji shumë i rëndësishëm dhe romantik që çdo mashkull harron pas seksit…

vovalbania November 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Detaji shumë i rëndësishëm dhe romantik që çdo mashkull harron pas seksit…

Së fundmi një sondazh nga “Sex Information and Education Council of Canada” ka zbuluar që nëse përqafoheni pas seksit, partnerja do të ketë më shumë dëshirë për të bërë seks me ju. Për këtë sondazh janë pyetur 2400 kanadezë rreth herës së fundit që kanë bërë seks.

Nga gratë që ishin përqafuar me partnerin 6 deri në 10 minuta pas seksit, 71% e vlerësoi përvojën si shumë të kënaqshme krahasuar me 41% nga gratë që ishin përqafuar më pak. Autorja e studimit Robin Milhausen, Ph.D., një profesore e seksualitetit në Universitetin e Guelph tha se:

Në fakt, intimiteti pas seksit ishte po aq i rëndësishëm për gratë sesa faza para seksit. Kjo mund të ndodhë sepse trupat e grave dhe meshkujve janë të mbushur me oksitocinë, hormoni i afërsisë, pas seksit dhe kanë uri për më shumë afeksion. Përveç kësaj, gratë shpesh ndihen të dobëta pas seksit. Nëse kalojnë disa minuta shtesë duke u përkëdhelur në shtrat, ndiejnë që partneri kujdeset për to. Është një nga gjërat më të lehta që mund të bësh për të përmirësuar marrëdhënien. Është një mundësi shumë e rëndësishme, por që shpesh nuk përdoret, për t’u afruar më shumë.

Shumica e njerëzve në studim ndërprisnin kontaktin pas minutës së 6-të, 17% e të pyeturve nuk përkëdheleshin fare dhe 36% qëndronin afër deri në pesë minuta. Milhausen sugjeron:

Kështu që pas marrëdhënies intime, tërhiqeni afër partneren ose lëre ta mbështesë kokën mbi gjoksin tuaj. Vazhdoni të paktën 6 minuta, edhe pse nuk duhet të shihni orën, të luani me flokët, t’i fërkoni shpinën, ta puthni në faqe ose në ballë dhe bëjini një kompliment të ëmbël sesa mirë u ndjetë me të. 

Ndërkaq, studimet e fundit kanë zbuluar se kohëzgjatja ideale e një marrëdhënieje seksuale është as më shumë, as më pak se 13 minuta. Të gjithë e dinë se në shtrat nuk mund dhe nuk duhet të ekzistojnë rregulla të prera, sepse kushdo kënaqet në mënyra dhe në kohë të ndryshme. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE