Emily Ratajkowski tregon se nuk beson te heteroseksualët për një arsye!

vovalbania November 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Emily Ratajkowski tregon se nuk beson te heteroseksualët për një arsye!

Emily Ratajkowki është një supermodele e famshme e cila po bën bujë në rrjetet sociale së fundmi. Që nga ndarja e saj nga Sebastian Bear-McClard, bukuroshja ka vënë në dyshim orientimin seksual të saj. Në bisedë me “Harper’s Bazaar”, ajo ka treguar më shumë detaje rreth kësaj. Siç e dimë, mënyra se si ne njerëzit lidhen me njëri-tjetrin është shumë komplekse për të etiketuar veten. Në ditët e sotme këto debate po bëhen gjithnjë e më të hapura dhe Emily nuk ka dashur të humbasë rastin për të dhënë mendimin e saj për këtë çështje.

Unë mendoj se seksualiteti është në një shkallë rrëshqitëse. Unë nuk besoj vërtet te njerëzit ‘straight’.

Ratajkowski, 31 vjeç, postoi një video në TikTok një muaj më parë për të marrë pjesë në trendin e “divanit të gjelbër” në përgjigje të një përdoruesi që pyeti:

Nëse identifikoheni si biseksual, a keni një divan të gjelbër kadife?

Emily Ratajkowski was seen out for a walk in New York on October 18, 2022. pic.twitter.com/aLgN5Pct1z

— Emily Ratajkowski Daily ♡ (@EmRata_Daily) November 1, 2022

Emily iu përgjigj trendit duke treguar se vërtet divani i saj është i asaj ngjyre.

Shoqja ime erdhi tek unë dhe më tha: “A e ke parë gjënë e divanit të gjelbër?” Ajo po qeshte me mua sepse divani im jeshil është shumë i madh”

Ky ishte shpjegimi i saj për median e lartpërmendur. Modelja bëri kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard, në muajin shtator. Ata kanë një djalë një vjeçar të quajtur Sylvester. Tashmë ajo është në një lidhje me DJ Orazio Rispo, me të cilin së fundmi është parë duke u puthur në Nju Jork. Ndonëse ka gjetur dikë, ajo ka thënë për revistën se ende ndjen inat për ish-in e saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65242 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE