Pasi “harroi” të mblidhet për tre javë, Bordi i Transparencës rimblidhet në 24 orë/ Ul naftën, rrit benzinën!

vovalbania November 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pasi “harroi” të mblidhet për tre javë, Bordi i Transparencës rimblidhet në 24 orë/ Ul naftën, rrit benzinën!

Për të dytën herë në 24 orë, mblidhet Bordi i Transparencës, ul çmimin e naftës dhe rrit të benzinës. Një litër naftë do të tregtohet me 232 lekë, nga 236 që ishte dje. Ndërkohë, nga ora 18.00, litri i benzinës do të kushtojë 212 lekë nga 208. Rimbledhja pason tre javë “harresë” të bordit për t’u mbledhur ndërsa në tregjet globale nafta ishte ulur.

 

NJOFTIMI I BORDIT

Vendim i Bordit të Transparencës – 2.11.2022

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 2 Nëntor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 1.11.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 961, + 32 nga data 31.10.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 1057, – 31 nga data 31.10.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar një rritje të lehtë në 119.27 ( +0.02 nga data 31.10.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 232 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 220 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 212 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 200 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 74 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 62 lekë/litër për automjetet.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE