Hapet tuneli poshtë Ujëvarës së Niagarës e cila prej 200 vitesh është një ‘magnet’ për vizitorët!

vovalbania November 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hapet tuneli poshtë Ujëvarës së Niagarës e cila prej 200 vitesh është një ‘manget’ për vizitorët!

Ujëvara e Niagarës që shtrihet në kufirin midis Nju-Jorkut dhe Ontarios ka qenë gjithmonë një magnet për vizitorët nga e mbarë bota, për të paktën 200 vjet. Një tunel 670 metra i ndërtuar thuajse një shekull më parë në anën kanadeze, është hapur për turistët të cilët duan të zbulojnë më shumë mbi këtë mrekulli inxhinierike.

Rajoni rreth ujëvarës dikur ishte një qendër aktiviteti për biznesmenët që donin të fitonin para nga shfrytëzimi i energjisë hidrike. Hidrocentrali i Niagara Parks i ndërtuar në vitin 1885, është i vetmi i llojit të tij në botë që ka mbetur plotësisht i paprekur.

Vizitorët sapo mbërrijnë në destinacion zbresin përmes një ashensori xhami në gjashtë nivele të ndryshme ku prodhohet energjia. Në fund është tuneli, tetë metra i gjatë dhe gjashtë metra i gjerë, i cili tashmë është shndërruar në një atraksion historik. Përveç kësaj, guidat e ndryshme, u mundësojnë turistëve një tur të plotë, që përfshin vizitën e ujëvarës së Niagarës, pyjeve dhe bukurive të tjera natyrore përreth.

Stacioni i energjisë, i cili funksionoi nga viti 1905 deri në vitin 2006, devijoi ujin nga lumi i fuqishëm Niagara për të drejtuar gjeneratorë gjigantë që elektrizuan industrinë rajonale dhe kontribuan që porti i Liqeneve të Madhe të Buffalo-s aty pranë të bëhej i njohur si Qyteti i Dritës.

Rajoni rreth ujëvarës, sipas udhërrëfyesit turistik të stacionit Elena Zoric, dikur ishte një qendër aktiviteti për biznesmenët që donin të fitonin para nga shfrytëzimi i energjisë hidrike. Hidrocentrali Adams ishte i pari që u hap, duke funksionuar në anën e SHBA nga 1895 deri në 1961. Në anën kanadeze, Ontario Power Company operoi nga 1905 deri në 1999 dhe Stacioni i Gjenerimit të Energjisë së Torontos nga 1906 deri në 1974.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65736 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE