“Jemi vend me halle, por kemi fituar respekt”, Rama: Për herë të parë liderët e BE-së mblidhen në Shqipëri
vovalbania
November 03, 2022
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka dhënë lajmin se në Shqipëri në datë 6 dhjetor do të mbahet për herë të parë Samit i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në rajonin tonë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se me propozim të kancelarit gjerman Scholz Shqipërisë i është dhënë kryesimi i Procesit të Berlinit dhe organizimi në Tiranë i samitit të ardhshëm.
Sipas tij kjo tregon respektin që Shqipëria ka fituar ndërkombëtarisht.