Sapo morëm vesh që e kemi shqiptuar gjithë kohës gabim emrin e këngëtares Adele!

vovalbania November 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sapo morëm vesh që e kemi shqiptuar gjithë kohës gabim emrin e këngëtares Adele!

Së fundmi një fanse e ka shqiptuar saktë emrin e Adele dhe këngëtarja është emocionuar. Sipas saj, njerëzit ia kanë shqiptuar gabim emrin për kaq shumë kohë. Në fund të fundit, nuk shqiptohet ashtu siç është shkruar dhe zbulimi u bë gjatë një bisede në internet me fansat për të festuar videoklipin e saj “I drink wine”.

Gjithçka filloi kur një fanse e tha emrin e saj. “E dua këtë. Ajo e tha emrin tim në mënyrë perfekte!”-bërtiti Adele. Pra, tani të gjithë e dimë se emri i saj nuk shqiptohet Adell, por Udell me një “u” të dobët në fillim në vend të një “a” (uh-dell jo ah-dale). Adele, duke iu përgjigjur pyetjeve të fansave, vazhdoi të thoshte emrin e saj me theks.

Të gjithë e dimë se Adele është një nga këngëtaret më të suksesshme dhe më të talentuara në të gjithë botën, por së fundmi fansat e saj duhet të përgatiten të ndajnë më shumë para për ta parë atë në Las Vegas sepse me biletat për koncertet e saj në faqet e rishitjes thuhet se kushtojnë rreth 46 mijë euro.

Sipas ‘The Mirror’, ulëset në rreshtin e parë për koncertin e shumëpritur të krijueses së hitit “Hello” në “The Colosseum” shkojnë deri në 45 mijë euro. Biletat më të lira në rreshtat e fundit do t’i kushtojnë fansave më shumë se 670 euro sipas StubHub.

Rikujtojmë, se artistja së fundmi ka zbuluar se do të pushojë për pak kohë nga muzika pas shfaqjeve të saj në Las Vegas. Artistja ka zbuluar se po planifikon të marrë një diplomë në Letërsi Angleze. Këngëtarja, e cila publikoi videoklipin e këngës së saj të re “I Drink Wine” tha se do të donte të kishte shkuar në universitet pasi kishte lënë shkollën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65255 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE