U pretendua se kënga “All I Want for Christmas is You” ishte e vjedhur, bie padia kundër Mariah Carey!

vovalbania November 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U pretendua se kënga “All I Want for Christmas is You” ishte e vjedhur, bie padia kundër Mariah Carey!

Së fundmi, kompozitori i cili akuzoi këngëtaren Mariah Carey për të drejtën e autorit ka hequr dorë nga padia e tij. Vince Vance, pretendoi se “All I Want for Christmas is You” u regjistrua në vitin 1989 një vit përpara se Carey të publikonte këngën e saj më të njohur me të njëjtin emër. Duke e quajtur këngën e Carey një “derivat” të tijën, ai kërkoi të paktën 20 milionë dollarë dëmshpërblim.

Por në një dosje gjyqësore, avokatët e Vance pushuan vullnetarisht çështjen kundër Mariah Carey. Një avokat veteran i muzikës në firmën ligjore Mayer Brown tha për Billboard se:

E vetmja ngjashmëri që ai pretendon është në titullin e këngës, jo në muzikë apo tekst. Fjalët dhe frazat e shkurtra nuk janë të mbrojtura nga ligji për të drejtën e autorit. Ka dhjetëra këngë të tjera me të njëjtin titull.

Rikujtojmë, se ‘All I Want For Christmas Is You’ arriti në vendin e parë në tabelën e ‘Billboard Top 100’ gjatë festës në 2019 dhe 2020. Kënga vendosi rekordin më të transmetuar të Spotify në 24 orë në vitin 2019. Mariah Carey, zotëron në fakt të gjitha regjistrimet e saj, duke përfshirë 86 këngë dhe 15 albume në studio që datojnë që nga viti 1990. Diva 53-vjeçare e R&B e bëri zbulimin ndërsa diskutonte se cila aktore mund ta portretizonte atë.

Ndërkaq, vitin e kaluar vëllai i këngëtares, Morgan e paditi atë pasi sipas tij ajo e kishte portretizuar në “The Meaning of Mariah Carey” si një njeri të dhunshëm. Por, mesa duket Mariah nuk e ka lënë me kaq këtë histori dhe së fundmi ka kërkuar që vëllai i saj të paguajë kostot e saj ligjore pas padisë për shpifje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE