Zbulohet letra e shkruar me dorë nga Mbretëresha Elizabeth për nipin e saj
Një lidhje dashurie bashkoi Mbretëreshën e ndjerë Elizabeth me nipin e saj, Princin William. Një letër e shkruar me dorë nga Mbretëresha drejtuar nipit të saj Princit Ëilliam është rishfaqur pasi u postua në llogarinë e Shtëpisë Mbretërore në Tëitter.
Në letrën e shkruar me dorë 25 vjet më parë, Mbretëresha Elizabeth ndër të tjera shkruante: “William, shpresoj që të pëlqejë fillimi i çdo dite. Gjyshja jote”.
Fansat e familjes mbretërore britanike u emocionuan nga letra e monarkes së ndjerë. “Nuk e kam parë kurrë këtë më parë! Ata kishin një marrëdhënie kaq të mrekullueshme!”, “U lë letra mbesave të mia dhe të njëjtën gjë u bëja fëmijëve të mi”, kanë shkruar disa prej tyre.
Sipas Daily Mail, vula doli në ankand në Boston në vitin 2016 pasi u shit nga një ish-punonjës i Princeshës Diana. Mendohet se është shitur për 1500 £ dhe një zëdhënës i shtëpisë së ankandit e përshkroi atë si një shembull të rrallë të korrespondencës mbretërore britanike.
Kur Princi William humbi gjyshen e tij, ai tha në një deklaratë: ” Të enjten bota humbi një udhëheqëse të mahnitshme, përkushtimi i të cilës ndaj vendit, mbretërisë dhe Commonëealth ishte absolut. Aq shumë do të thuhet për rëndësinë e mbretërimit të saj historik. Megjithatë, unë humba gjyshen. Dhe aq sa do të vajtoj humbjen e saj, do të ndihem tepër mirënjohës. Jam i privilegjuar që kam njohuri për mençurinë e mbretëreshës në dekadën time të pestë të jetës”.