BMW vjen me surpriza, sidomos për ata që kanë vendosur të blejnë një makinë!
Blerësit e BMW duhet të jenë në gjendje të porosisin një makinë direkt nga prodhuesi në të ardhmen pa pasur nevojë të përfshijnë një tregtar makinash. Këtë ka deklaruar shefi i financës për ‘Muenchner Merkur’. Në një intervistë ai u shpreh se:
Ne duam t’u japim klientëve mundësinë të porosisin direkt nga ne.
Struktura e re do të aplikonte për modelin Mini nga viti 2024 dhe për modelet BMW nga viti 2026. BMW ishte në bisedime konstruktive me rrjetin e saj të tregtarëve të makinave. Rikujtojmë, se BMW së fundmi njoftoi për një investim prej 1.72 miliard euro në ndihmën e fabrikës së saj të madhe Spartanburg në Karolinën Jugore për prodhimin e makinave dhe SUV-ve elektrike.
Ajo shumë përfshinte edhe 711 milionë euro për ndërtimin e një fabrike në afërsi të saj për prodhimin e baterive. Spartanburg është fabrika më e madhe e BMW në botë. Fabrika ka 11 mijë njerëz të punësuar dhe prodhon 40 mijë SUV në vit, 40% prej tyre shiten në tregun e Amerikës Veriore dhe pjesa tjetër eksportohet tek 120 vende të tjera.
Njoftimi i BMW erdhi pas miratimit të Aktit të Reduktimit të Inflacionit të administratës Biden, i cili kufizon stimujt e taksave për automjetet elektrike për ato me prodhim baterish me bazë në SHBA dhe furnizime të lëndëve të para. Rregullat lejojnë kreditimin e taksave të konsumatorit vetëm për automjetet elektrike që përmbushin synime gjithnjë e më strikte për prodhimin me bazë në SHBA të vetë automjeteve, si dhe të baterive të tyre.