‘Mes meje e Berishës s’ndërhyn njeri!’ Si reagoi pas të bërtiturës së Bushatit, Erla Mëhilli?

vovalbania November 04, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
‘Mes meje e Berishës s’ndërhyn njeri!’ Si reagoi pas të bërtiturës së Bushatit, Erla Mëhilli?

Tanimë Erla Mëhillin e shohim në ekran me ‘Erla Noë’. Së fundmi ajo është bërë virale kur gjatë programit të saj live, analisti Andi Bushati i ngre zërin. Gjatë programit Abc e Pasdites me Ermal Peçin, ajo tregoi :  “Reagova paqësisht se e kam mik Bushatin, nuk ia mora për ters siç do të ndodhte me dikë tjetër po të ma kishte bërë. Përveçse e kam mik e di dhe natyrën por e kuptova natyrën e tij sepse ai e ka shumë merak se në momentin që ai po thotë një argument nuk do që ta ndërpresësh”.

Nëse je në bisedë me Erlën nuk mund të rrish pa e pyetur për Sali Berishën. Njëjtë e pyeti edhe Ermali, si pjesë e ekranit sa ndikon njohja që ajo ka me të për ta pasur në programin e saj.

“Në marrëdhënien time me doktorin nuk mund të më hyj askush në mes sepse kam qenë 12 vjet zëdhënesja e Sali Berishës. Dhe sigurisht që kur vjen puna për të zgjedhur Sali Berisha do më zgjedhi mua përpara se këdo tjetër”.

Ndërkohë që për bashkëshorten e kryeministrit Edi Rama, Linda Ramën ajo tha se është shumë inteligjente dhe ka një ndikim shumë të madh tek ai dhe këtë e ka vërtetuar pas një takimi që kanë pasur së fundmi.

“Mbas shumë vitesh që e kam ritakuar, më saktë vjet në një drekë krejt të rastësishme mbante mend me detaje çdo gjë nga ajo kohë dhe herën e fundit kur ishim parë. Nga vitit 2012 në një aktivitet që ka qenë për 100 vjetorin e Shqipëri deri vjet kanë kaluar gjithë ato vite dhe më kishte ndjekur, më ka bërë shumë përshtypje. Realisht kur thotë kryeministri që është ana e saj më e mirë, besoj që ka, duhet të ketë një ndikim shumë të madh të ai. Mbas këtij takimi të fundit besoj Linda ka një influencë të madhe tek ai”.

A ka qenë në siklet kur ka intervistuar kryeministrin Rama?

“Unë e kam intervistuar dy herë. Vjet e kisha shumë këtë frikë, por u soll në mënyrë shumë korrekte përveçse nja dy batutave që atij i shkojnë. Fakti që unë ka punuar me një kryeministër nuk e kam kompleks kur takoj ambasador, ministra apo kryeministra”.

A i çon bashkëshorti i saj, Kelti mesazhe teksa ajo është në transmetim live. Erla pohoi se  është një këshilltar i mirë, nuk e ndjek gjithmonë, por kur e ndjek i çon mesazhe te natyrës “shpërndarje pak debatin, ditën e djeshme duke qenë se u mora me kullat me tha ‘mos u merr me emra konkret’.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE