Miqësorja e 9 nëntorit me Katarin, Reja publikon emrat e lojtarëve!

vovalbania November 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Miqësorja e 9 nëntorit me Katarin, Reja publikon emrat e lojtarëve!

Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Edoardo Reja publikoi listën me lojtarët e grumbulluar për miqësoren e datës 9 nëntor në orën 18:30 ndaj Katarit në Spanjë. Ashtu siç edhe pritej, tekniku italian i beson dhe i jep shansin lojtarëve të Kategorisë Superiore. Me përjashtim të Kristal Abazajt, i cili vjen nga radhët e turqve të Istanbulsporit e Arlis Shalës nga Drenica, të gjithë lojtarët e tjerë aktivizohen në futbollin shqiptar.

Në ndryshim nga lista e kaluar për miqësoren me Arabinë Saudite, janë ftuar edhe portierët Mario Dajsinani (Laçi) e Alen Sherri (Egnatia), teksa u konfirmua Arlis Shala i Drenicës. Në mbrojtje, pranë Kombëtares rikthehet Marsel Ismajlgeci (Tirana), Artan Jazxhi (Teuta). Po ashtu konfirmohen Albion Marku (Dinamo), Erdenis Gurishta (Vllaznia), Andi Hadroj (Partizani), Esin Hakaj (Vllaznia), Rudolf Turkaj (Laçi), Stivian Janku (Bylis) e Eneo Bitri (Partizani).

Në mesfushë, risia për këtë miqësore është Arbin Zejnullai i Egnatias, Kristal Abazaj (Istanbulspor), Serxho Ujka (Laçi) dhe Herald Marku i Vllaznisë. Ndërkohë, konfirmohen Sherif Kallaku (Tirana), Ardit Deliu (Tirana) e Arinaldo Rrapaj (Partizani). Në repartin sulmues, përveç Redon Xhixhës (Tirana), Lorenco Vila (Teuta), Xhuljano Skuka (Partizani) që ishin edhe në miqësoren e fundit, është shtuar një tjetër lojtar i Partizanit, Tedi Cara.

Nesër, Kombëtarja shqiptare e Futbollit fillon përgatitjet për ndeshjen që do të luhet në Spanjë, në stadiumin e Marbella-s. Ky test cilësohet si një tjetër mundësi e mirë për të parë në aksion, elementë të spikatur. Përfaqësuesja do të stërvitet rregullisht të dielën e të hënën, ndërsa të martën në mëngjes niset drejt Spanjës, ku pasdite pritet të zhvillojë edhe një seancë të fundit stërvitore në stadiumin e ndeshjes, në Marbella.

Dueli i parë mes Shqipërisë dhe Katarit është luajtur në maj të vitit 2012 dhe miqësorja e luajtur në Madrid përfundoi me fitoren 2-1 të kuqezinjve, me gola të shënuar nga Elis Bakaj dhe Erion Bogdani.

Sfida e dytë ka qenë ajo e luajtur më 22 maj 2016 në Austri, një nga testet e fundit para pjesëmarrjes së Shqipërisë në finalet e Euro “Francë 2016”. Miqësorja u mbyll me fitoren 3-1 të përfaqësueses shqiptare, me gola të realizuar nga Arlind Ajeti, Ermir Lenjani e Armando Sadiku.

Lista e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Reja për miqësoren e datës 9 ndaj Katarit:

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE