Nga 14 Nëntori “Top Story” në Top Channel me…
Top Channel është televizioni kryesor në Shqipëri për saktësinë e lajmeve të minutës së fundit dhe lidhjeve të drejtpërdrejta të ngjarjeve më të rëndësishme të vendit, me edicione speciale për mbulimin, pasqyrimin dhe analizimin e çdo ngjarjeje apo evenimenti të rëndësishëm në Shqipëri dhe në trevat shqiptare, Kosovë e Maqedoni dhe kudo ku shqiptarët jetojnë në botë.
Top Channel, është burimi kryesor i informacionit për të gjithë shqiptarët. Dita-ditës vazhdon të zgjerojë gamën e programeve të të gjitha zhanreve për të gjithë shikuesit.
Së shpejti pritet që të nisë rrugëtimin e tij një nga programet më të ndjekura sa i përket debateve politike me të ftuar në studio, me analiza ditore në lidhje me ngjarjet më të fundit në vend, rajon dhe botë shpesh herë i shoqëruar edhe me debate të forta. Një pasyqrim i zhvillimeve javore kryesore të vendit ku në thelb është aktualiteti i çdo ngjarjeje ‘pa doreza’.
Për të zbuluar se kush do të drejtojë emisionin mbetet të presim datën 14 Nëntor, ama vlen të theksohet se:
Vetëm sepse kërkon kohë nuk do të thotë se nuk po ndodh…
Nga 14 Nëntori në orën 21:00 në Top Channel mos harroni të ndiqni ‘Top Story’.