‘Sakrificat’ që bëjmë për dashurinë… Do të habiteni kur të mësoni sa kilogramë do të shtoni pasi të keni gjetur ‘shpirtin tuaj binjak’!

vovalbania November 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Sakrificat’ që bëjmë për dashurinë… Do të habiteni kur të mësoni sa kilogramë do të shtoni pasi të keni gjetur ‘shpirtin tuaj binjak’!

Sezoni i lidhjeve romantike po afron! Pse e themi këtë? Dimri kryesisht është periudha e vitit ku personat priren më së shumti të futen në lidhje të reja. Dhe, siç duket, kjo lidhje e re mund t’ju shkaktojë ndryshime edhe në peshë.

I kryer nga kompania hulumtuese ‘One Poll’, anketimi me 2,000 amerikanë ku të gjithë ishin në një lidhje dashurie, ka zbuluar se 75% e personave kanë shtuar në peshë pasi e kanë gjetur dashurinë e tyre. Mesatarisht një person shton rreth 16 kilogramë që prej kohës kur e takon partnerin dhe, 7 prej këtyre shtohen brenda vitit të parë të lidhjes.

Por, cili është shkaktari më i madh që ndodh ky shtim i peshës? 64% e të anketuarve kanë thënë se pas lidhjes nuk ndihen më nën presion për t’u dukur mirë që të bëjnë për vete dikë. Ushqyerja jashtë shtëpisë është një tjetër shkaktar i shtimit të peshës, sipas 41% të të anketuarve.

Ndërkaq 34% e të anketuarve kanë fajësuar edhe blerjen e ushqimit dhe pijeve të gatshme për shtimin e peshës. Nga ana tjetër, kjo nuk është hera e parë që studimet e dëshmojnë këtë gjë. Edhe në muajt e parë të vitit, disa hulumtues nga Universiteti Queensland kishin zbuluar se çiftet kanë indeks më të madh të masës trupore (BMI) sesa beqarët, pavarësisht se hanë më shëndetshëm dhe janë më aktivë. Sipas tyre, pavarësisht se çiftet mund të hanë më shëndetshëm, porcionet e tyre kanë tendenca të jenë më të mëdha.

Të kesh një marrëdhënie të mirë ofron sigurinë se personi që do nuk do të të lërë. Në krahasim, hulumtimet tregojnë se ata që janë në marrëdhënie të pakënaqura kanë bërë çmos për të qenë në formë me shpresën se do të mbeten tërheqës për të tjerët. Sidoqoftë, specialistët i kishin paralajmëruar këta çifte për pasojat negative të shtimit të tepërt të peshës. Obeziteti mund të çojë në diabet, sëmundje kardiovaskulare dhe probleme të tjera shëndetësore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65211 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE