Bilanci i pandemisë, 19 pozitivë me COVID-19, vetëm 3 po marrin trajtim
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 19 qytetarë të rinj me koronavirus në 430 testime, ndërsa 21 janë shëruar. Ndërkohë, janë 214 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, dhe aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë, dhe nuk ka asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit.
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 430 testime, 19 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 21 të shëruar në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 430 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 19 qytetarë, në këto Bashki:
9 në Tiranë, 3 në Sarandë, 2 në Vlorë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Fier, Lushnje, Gjirokastër.
Janë 214 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,112 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 5 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 19
Të shëruar në 24 orë 21
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 430
Testime totale 1,999,594
Raste pozitive 331,919
Raste të shëruara 328,112
Raste Aktive 214
Humbje jete 3,593
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 149
Vlorë 19
Fier 15
Gjirokastër 9
Durrës 8
Berat 5
Shkodër 5
Elbasan 3
Korçë 2
Lezhë.1