Kundër Paketës Fiskale, sipërmarrësit në protestë/10 ditë afat qeverisë!

vovalbania November 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kundër Paketës Fiskale, sipërmarrësit në protestë/10 ditë afat qeverisë!

Bizneset e vogla dhe të mesme në vend kundërshtojnë Paketën Fiskale të qeverisë e për të shprehur oponencën e tyre, sot thirrën një protestë simbolike një orëshe me ulje të qepenave apo mosdhënie shërbimi. Sipas sipërmarrësve, masat e propozuara dëmtojnë biznesin edhe më tej në këtë periudhë krize që po kalon sipërmarrja ndaj  kërkojnë rishikim të tyre. Albert Naso, kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël e të Mesëm:

Paketa Fiskale e vitit 2023 do të trefishojë apo kalojë edhe dhjetëfishin e gjobave, që do të thotë se nëse ka pasur një gjobë për një Kupon Tatimor 500 mijë lekë të vjetra, tani kalon në 1 milion e gjysmë lekë po të vjetra për një kupon. Nga ana ekonomike dhe financiare kjo e dërrmon biznesin. Madje do të ketë edhe korrupsion sepse do të shtojë korrupsionin, besojmë ne.

Gjithashtu, biznesi i vogël dhe i mesëm e cilëson “abuziv” çmimin e naftës, si dhe të papërballueshëm, çka si pasojë ka sjellë rritjen e kostos për çdo produkt. Ata kërkojnë heqjen e 50% të taksave mbi çdo litër naftë. Ndërkaq, një tjetër kërkesë e kanë për çmimin e energjisë elektrike. Sipërmarrësit nuk besojnë se këto janë vetëm pasoja të luftës ruse, por flasin për korrupsion.

Po luhet ping pong me energjinë elektrike. Mbi 75% e bizneseve e kalojnë fashën 800 kWh. Nëse vendoset kjo do të thotë që duhet të rrisim çmimet ose të falimentojmë. Ne nuk kemi lidhje me luftën për çështjen e energjisë elektrike, por ne këtu kemi të bëjmë me korrupsion që mund të ketë, me keqmenaxhim që mund të ketë.

Shoqata e bizneseve i ka vendosur qeverisë një afat 10 ditor për të dhënë një sinjal lidhur me plotësimin e kërkesave të tyre, në të kundërt ata do të zhvillojnë protesta me mbylljen e subjekteve në të gjithë vendin, ndërsa si opsion të fundit shohin edhe mospagimin e taksave.

Ne do kalojmë edhe në mospagim taksash e kjo do jetë e rëndë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65738 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE