Rritja e inflacionit, kompania Lyft do të pushojë nga puna 13% të stafit!
Kompania Lyft deklaroi se do të pushojë nga puna 13% të stafit të saj, ose gati 700 punonjës, pasi si kompani ka rimenduar rreth stafit mes inflacionit në rritje dhe frikës së një recesioni të afërt. Bashkëthemeluesit e Lyft, Logan Green dhe John Zimmer, bënë të ditur se pushimet nga puna do të ndikojnë në çdo pjesë të kompanisë dhe vunë në dukje sfidat më të gjera makroekonomike që çuan në këto shkurtime të stafit.
Ne po përballemi me një recesion të mundshëm diku në vitin e ardhshëm dhe kostot e sigurimit të ndarjes së udhëtimit po rriten. Ne punuam shumë për të ulur kostot këtë verë, ne ngadalësuam, pastaj ngrimë punësimin; shkurtuam shpenzimet dhe ndaluam iniciativat më pak kritike.
Për pjesën më të madhe të pandemisë, industria e teknologjisë vetëm dukej se po bëhej më e madhe pasi konsumatorët kthyen shumicën e fokusit të jetës së tyre në internet. Por një numër i kompanive të teknologjisë raportuan ngadalësim të rritjes në tremujorin e shtatorit, pasi klientët dhe reklamuesit rimendojnë shpenzimet. Shumica e kompanive në sektorin e teknologjisë tani po rimendojnë investimet dhe nevojat e tyre për personel.
Megjithatë, lëvizja e Lyft, vjen pasi rivali i tyre kryesor, Uber, iu kundërvu trendit duke raportuar rritje të fortë të të ardhurave, të nxitur nga kërkesa për udhëtime dhe dërgesa ushqimore. Lyft ka vendosur të raportojë rezultatet e fitimeve gjatë së hënës.
Ne nuk jemi të imunizuar ndaj realiteteve të inflacionit dhe një ekonomie të ngadalësuar.
Në dy vitet e fundit njerëzit kanë patur shumë arsye për t’u shqetësuar. Së fundmi, kompania ndërkombëtare e kërkimit dhe konsulencës së tregut IPSOS, pyeti pothuajse 20.000 qytetarë të 29 vendeve midis moshës 16 dhe 74 vjeç çdo muaj për dy vjet. Sondazhi zbuloi se nëse disa shqetësime mbaheshin “konstante”, të tjerët qëndronin në krye ose në fund të shkallës së përparësisë.