Shqiptarët ‘pushtojnë’ Londrën, Sekretarja e Brendshme britanike, këtë javë në Tiranë!

vovalbania November 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shqiptarët ‘pushtojnë’ Londrën, Sekretarja e Brendshme britanike, këtë javë në Tiranë!

The Observer paralajmëron se Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman do të zhvillojë një vizitë në Tiranë këtë javë.

 “Këtë javë sekretarja e brendshme, Suella Braverman, pritet të ketë një vizitë që, shpresohet, do të zbusë zemërimin e shkaktuar nga përshkrimi i shqiptarëve si organizim i një ‘pushtimi’ të Britanisë së Madhe”, shkruan The Observer.

Disa ditë më parë, Braverman u shpreh se se shumë shqiptarë pretendojnë për azil ‘të rremë’ në Britani, pavarësisht se paguajnë mijëra për të mbërritur në tokën angleze.

Ajo tha se abuzimi ‘duhet të ndalet’ dhe se Mbretëria e Bashkuar dhe francezët do të punojnë më ngushtë për të trajtuar migracionin e paligjshëm.

Ardhjen e emigrantëve drejt Britanisë, ministrja e quajti një “pushtim” të vendit të saj, ndërsa u kritikua nga kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se  shqiptarët në Britani nuk janë me miliona, por 140 mijë.

Krahas fushatës mediatike dhe politike kundër shqiptarëve dhe përse ata vijnë në Britani, një pyetje që po ngrihet gjithnjë e më shumë në median angleze është se a po përdoren shqiptarët e ardhur si “kokë turku” për dështimin e  konservatorëve, që pas 12 vjetësh në pushtet, tani deklarojnë se sistemi i emigracionit është shkërmoqur dhe ka dështuar.

Kryeministri i ri britanik Rishi Sunak i ka kërkuar Braverman që të nënshkruajë marrëveshjen më të madhe ndonjëherë me francezët për emigrantët e paligjshëm, sipas shkruan Daily Mail.

Ndërkohë, pritet që kryeministri britanik, Rishi Sunak të takojë presidentin francez Emmanuel Macron të hënën në samitin e klimës  në Egjipt për të sqaruar detajet e marrëveshjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65781 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE