Adrola Dushi ndan me ndjekësit një video shumë të ëmbël të modeles Kristina Baki me vogëlushen e saj!
Kristina Baki është padyshim një nga modelet më të pëlqyera në vendin tonë dhe së fundmi bukuroshja ka qenë shumë e përfolur për shkak të shtatzënisë së saj. Përgjatë muajve, Kristina na ka mbajtur të përditësuar me zhvillimet që kanë ndodhur, duke nisur nga gjinia, emri e duke vazhduar me babyshower-in.
Teksa tanimë ajo është bërë nënë e një vogëlusheje për herë të parë, Kristina shpesh poston engjëllin e saj të vogël në rrjete sociale duke u siguruar të mos i zbulojë fytyrën.
Për më tepër, modelja njihet për miqësinë e saj shumë të ngushtë prej vitesh me Adrola Dushin ku dhe nuk i kursejnë postimet me njëra-tjetrën në rrjete sociale. Ashtu si ka ndodhur dhe pak më parë, ku kjo e fundit ka ndarë me ne një video shumë të ëmbël të Kristinës teksa mban në krah vogëlushen e saj, Sierën.
Së fundmi Adrola na ka shtuar më shumë kureshtjen lidhur me jetën e saj private, për shkak të postimeve të fundit të saj në ‘Instastory’. Kohët e fundit modelja ka shpërndarë disa shprehje që na kanë ngritur dyshimet për një histori të re dashurie në jetën e saj.