Dojna Mema na rikujton një fakt interesant në lidhje me dashurinë!
Moderatorja e njohur Dojna Mema dhe partneti i saj, këngëtari Vlashent Sata janë bënë prindër të një djali. Nolan Sol e ndryshoi jetën e çiftit përgjithmonë. Dojna është mjaft aktive në Instagram duke postuar pjesë nga përditshmëria, e tashmë edhe me vogëlushin që i ka ‘ndriçuar’ jetën.
Dojna shpesh poston foto dhe video nga përditshmëria e saj dhe e familjes së saj. Ditën e sotme bukuroshja ka postuar disa foto të saj në Instagram, ku ka dashur të na kujtojë të gjithëve një fakt shumë interesant në lidhje me dashurinë.
A e dini që bebja e syrit zmadhohet me 45% kur shihni dikë që dashuroni
Që prej periudhës së shtatzanisë dhe sidomos tani pas lindjes së djalit të saj, jeta e Dojnës ka ndryshuar shumë. Tashmë moderatorja i përkushton shumë nga koha e saj djalit dhe dihet se sa përkushtim dhe mund i duhet një nëne për të rritur fëmijën e saj. E për këtë Dojna ka postuar një shkrim në Instagram në kontekstin e shakasë se herën tjetër që do të jetë shtatzanë ka vendosur të jetë babai.