E BUJSHME! Grida Duma lë politikën për t’ju bashkuar televizionit me emisionin e saj? Ja në cilin ekran
Prej kohësh në rrjetet e saj sociale ku është edhe mjaft e ndjekur, shohim që Grida Duma po distancon gjithmonë e më shumë temat politike, fushtata dhe thirrjen e ndjekësve drejt partisë së saj.
E gjithë kjo duket se nuk është e rastësishme, pasi mësohet se Grida Duma do të lërë mandatin e deputetes për t’ju futur televizionit dhe moderimit. Burime pranë gazetës TemA bëjnë me dije se deputetja demokrate do të nisë një emision në Top Channel.
Emisioni do të jetë dy herë në javë, të hënë dhe të enjte.
Rubrika “Antena brenda Familjes” në gazetën TemA e kishte parashikuar pak kohë më parë këtë lëvizje, e cila tashmë doli e vërtetë.
Duma ndërkohë ka hapur edhe një Akademy, me emrin “G Akadamy”.
Me Dumën drejtuese emisioni, tashmë bëhen 5 zëdhënës të Berishës që drejtojnë emisione, në televizione të ndryshme.
Përveç Gridës, janë edhe Erla Mëhilli, Elona Meço, Neritan Sejamini dhe Juela Meçani.