Flokët e thinjur. Si t’i frenoni?

vovalbania November 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Flokët e thinjur. Si t’i frenoni?

Flokët e thinjur janë jo gjithmonë janë shenjë e plakjes. Megjithatë, të gjithë e dimë se thinjat janë të pashmangshme me kalimin e moshës.

Thinjat dalin për shkak të humbjes së melaninës në flokë, humbje që shkaktohet nga një deficit në prodhimin e melanociteve.

Shkencëtarët historikisht kanë bërë hulumtime të hollësishme rreth thinjave, dhe kanë zbuluar më në fund rrënjët e këtij problemi. Qimet e marrin ngjyrën prej pigmentit që quhet melanin, i cili prodhohet nga qelizat melankolite në folikulat e qimeve.

Të dhënat sugjerojnë se dëmtimi i ADN-së dhe grumbullimi i peroksidit të hidrogjenit në folikulat e qimeve janë shkaqe të mundshme të dëmtimit të prodhimit të melaninës.

Pa melaninën, qimja e re që rritet nuk përmban pigment, dhe ajo del e bardhë, gri ose në ngjyrë argjendi, transmeton Telegrafi.

Disa njerëz fillojnë të thinjen shpejt, madje që në moshën e adoleshencës. Fillimi i thinjave zakonisht përcaktohet nga gjenetika, pra, nëse nëna apo babai juaj është thinjur herët, edhe ju do të thinjeni afërsisht në të njëjtën periudhë të jetës

A mund të ndalohet ose të ngadalësohet thinja e flokëve?

Ka në fakt një kurë të mundshme që do te thotë një dietë e pasur me minerale, jod, zink, dhe vitamina të grupit B. Në mënyrë të veçantë B6 dhe acidi paraaminobenzoik.

Këto elemente përmbajnë të famshmet antioksidantë në sasira të mëdha, që zhvillojnë një aktivitet kundër radikaleve të lira ose kundër plakjes. Por gjithmonë është një terapi hipotetike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65796 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE