Gjithçka që duhet të dini rreth pasardhësit të Honda Prelude!
Kanë kaluar më shumë se dy dekada që nga Prelude i fundit i Honda. E ndërprerë në vitin 2001, makina sportive me dy dyer ishte ndër automjetet më të mira në linjën e gjerë të markës japoneze. Por meqenëse ringjallja e emrave të vjetër është bërë tema kryesore vitet e fundit, ka shpresë edhe për rikthimin e Prelude.
Me elektrifikimin që tashmë është duke u përhapur për prodhuesin japonez të automjeteve, një thashethem i fundit nga Japonia thotë se pasardhësi i Prelude mund të jetë një makinë elektrike dhe do të prezantohet në vitin 2008.
Në fakt, modeli tashmë ishte shfaqur në udhërrëfyesin EV të Hondas, i cili u zbulua në prill të këtij viti. Thashethemet erdhën nga ueb-faqja japoneze Best Car Web, duke deklaruar se dy makinat sportive elektrike të shfaqura nga Honda në udhërrëfyesin e publikuar nga ta, janë pasardhësit Prelude dhe NSX.
Acura NSX është përfolur prej kohësh për t’u rikthyer si një model tërësisht elektrik, madje është lënë të kuptohet nga vetë zëvendës/Presidenti dhe Zyrtari i Markës Acura, Jon Ikeda. Megjithatë, Honda zyrtarisht tha se këto dy makina sportive elektrike do të jenë një specialitet dhe një model kryesor si dhe të dyja do të ofrohen në tregun global.
Honda prezantoi para disa ditësh modelin Prologue, një SUV i madh që pritet të dalë në rrugë në vitin 2024. Ajo është projektuar në Honda Design Studio në Los Angeles dhe përmban të ashtuquajturën gjuhë të dizajnit “neo-rugged”. Fotot paraqesin Prologue në rrota 21 inç. Dekorimi i Prologue do të quhet “Elite”.