Ndër çiftet më të komentuara në rrjet, Princi Harry dhe Meghan Markle kapen ‘mat’ në takim romantik (Foto)
vovalbania
November 07, 2022
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Meghan Markle dhe bashkëshorti i saj Harry mund të jenë të martuar prej 4 vitesh, por dashuria e tyre qëndron e fortë me kalimin e kohës.
Duka dhe Dukesha e Sussex u kapën mat në një takim romantik teksa po shijonin vaktin e tyre në një restorant në Ojai, Kaliforni.
41-vjeçarja dhe 38-vjeçari zgjodhën të darkonin në një restorant shumë romantik. Ndërsa, menaxheri i restorantit u shpreh: “Vetëm ata të dy erdhën dhe mbajtën një profil të ulët. Atyre u pëlqente ushqimi i gatuar në shtëpi. Shefi i kuzhinës bën specialitetin e tij që ata kanë zgjedhur”.
Meghan dhe Harry janë padyshim një nga çiftet më të dashur në familjen mbretërore. Të dy janë kapur shumë herë në takime romantike dhe shumë e konfirmojnë se dashuria e tyre është e fortë.