Nuk e fitoi dot ‘betejën’ me sëmundjen e rëndë, shuhet në moshën 55-vjeçare bateristja dhe vokalistja e “Low”, Mimi Parker!

vovalbania November 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk e fitoi dot ‘betejën’ me sëmundjen e rëndë, shuhet në moshën 55-vjeçare bateristja dhe vokalistja e “Low”, Mimi Parker!

Fatkeqësisht së fundmi është ndarë nga jeta Mimi Parker, bateristja, vokalistja dhe kompozitorja e grupit “Low”. Lajmi është bërë i ditur nga bashkëshorti i saj dhe anëtari i grupit, Alan Sparhawk. Parker u diagnostikua me kancer në vezore në dhjetor të vitit 2020. Ajo ishte vetëm 55 vjeçe. Nëpërmjet një deklarate familja e saj u shpreh se:

Miq, është e vështirë ta shprehësh universin në gjuhë dhe në një mesazh të shkurtër, por ajo u nda nga jeta mbrëmë, e rrethuar nga familja dhe dashuria. Ndani këtë moment me dikë që ka nevojë për ju. Dashuria është me të vërtetë gjëja më e rëndësishme.

Lajmi vjen pas anulimit të një sërë shfaqjesh live për shkak të shqetësimeve në lidhje me shëndetin e Parker. Pas një diagnoze në fund të vitit 2020, Parker filloi trajtimin për kancerin ovarian në vitin 2021 dhe zbuloi publikisht statusin e saj shëndetësor në një intervistë në fillim të 2022. Rikujtojmë, se Mimi ka lindur në vitin 1967 dhe është rritur në një qytet të vogël jashtë Bemidji, Minesota. Ajo filloi të eksperimentonte me muzikën që në moshë të re. Parker ka lënë pas dy fëmijë, Hollis dhe Cyrus.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE