Pse është kaq e rëndësishme ta falënderoni partneri pas çdo gjesti sado të vogël

vovalbania November 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pse është kaq e rëndësishme ta falënderoni partneri pas çdo gjesti sado të vogël

Në lidhje shumë të gjata është e thjeshtë ta reduktosh padashje rëndësinë e mirënjohjes. Ndërveprimi konstant me njëri-tjetrin mund t’ju bëjë të mendoni se nuk është e rëndësishme të thoni shpesh “faleminderit”

Në mëngjes, ti ndalon në farmaci për të marrë barnat e partnerit tënd, në mbrëmje gatuan ushqim për të. Ai nuk i komenton këto gjeste ndonëse i shijon shumë darka dhe arrin që falë teje, të pijë ilaçet në kohë. Në fakt, s’duhet të ndodhë kështu.

Sipas një studimi të ri të bërë në University of Kentucky, është shumë e rëndësishme që partnerët t’ia shprehin mirënjohjen njëri-tjetrit sepse kjo do t’jua forconte edhe më raportin, shkuan Psychology Today.

Në vend që të jeni njeriu i fundit që i thoni faleminderit, është i pari i cili duhet të dijë se jeni mirënjohës për gjithçka që bën për ju dhe se çdo ndihmë që jep është e rëndësishme.

Përveçse të thuash shpesh “faleminderit” ndikon tek ndjesitë pozitive mes partnerëve, i shton rëndësinë e tij/saj si individ duke i dhënë vendin që meriton.

Kur ti njeh dhe vlerëson gjithçka ai bën për ty, riforcon idenë se partneri s’është thjesht dikush që plotëson nevojat dhe dëshirat e tua, por një person që kontribuon tek to sepse të do, citon Anabel.

Duke shprehur mirënjohje, ndihmoni që niveli i stresit të partnerit të reduktohet dhe cilësia e lidhjes suaj të rritet. Madje, ndjesia e përgjegjshmërisë ndaj lidhjes do të rritet.

E rëndësishme është që ato veprimet e vogla të përditshme të vlerësohen edhe me zë të lartë. /

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE