Sakrifica e Ori Nebijaj për punën është me të vërtetë për t’u duartrokitur!
Ka pak që ka nisur sezoni i ri i ‘Për’Puthen’ me shumë risi ashtu si ishte premtuar nga vetë autorja e programit. Padyshim që ndryshimi që vihet më shumë në dukje është fakti se Bora Zemani e cila prej dy sezonesh ka qenë prezantuesja e programit tanimë është zëvëndësuar nga Ori Nebijaj.
Ky ndryshim duket se është pritur mjaft mirë nga ndjekësit e programit dhe ‘Për’Puthen’ vazhdon të mbetet shumë i komentuar. Pak më parë, ka qenë ‘mblesa’ e programit, Neda Balluku ka treguar një sakrificë që ka bërë kjo e fundit për të drejtuar programin, ku edhe pse jo mirë nga ana shëndetsore ka zgjedhur mos ta tregojë këtë gjë aspak në ekran.
Epo kjo është me të vërtetë për t’u duartrokitur!
Ori erdhi në regjistrim me këmbë të ndrydhur, megjithatë asesi pranoi të ulej në karrige. Me trupin drejtë si gjithmonë dhe buzëqeshjen karakteristike, çoi punën e saj deri në fund. Pa lënë mënjanë as dozën e gëzimit që është e aftë të sjellë në studio. You amaze me moj ti!
Mbrëmjen e së shtunës i ftuar në emisionin “Më lër të flas” ka qenë opinionisti i njohur i “Për’Puthen”, Arjan Konomi. Ai u pyet nëse do të zgjidhte mes Borës dhe Orit, cilën do të zgjidhte? Konomi u shpreh kështu:
Borën sepse punuam dy sezone bashkë dhe skemi pasur mosmarrëveshje kurrë dhe shpresoj që edhe me Orin të mos kemi.