“Të hiqen maskat”, Beogradi vë në pikëpyetje Marrëveshjen e Brukselit!

vovalbania November 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Të hiqen maskat”, Beogradi vë në pikëpyetje Marrëveshjen e Brukselit!

Ndërsa vazhdojnë dorëheqjet e serbëve në veri, Beogradi rikthehet në kohë dhe kërkon të “të hiqen maskat për të parë nëse ekziston Marrëveshja e Brukselit, zbatimi i së cilës është përgjegjësi e Brukselit”. Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç:

Të shohim nëse pas nëntë vjetësh nga refuzimi i formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, po e mendon dikush zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit sepse për këtë arsye e kemi nënshkruar. Serbia po lufton që ta mbrojë Marrëveshjen e Brukselit e do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen.

Marrëveshja e Brukselit, të cilën Kosova dhe Serbia e arritën më 2013-ën si pjesë të dialogut për normalizimin e raporteve, hapi rrugën për integrimin e serbëve të veriur në institucionet e Kosovës, si edhe në strukturat e policisë e drejtësisë. Largimet nga institucionet e Kosovës vijnë pasi më 1 nëntor, qeveria Kurti nisi zbatimin e planit me tri faza për riregjistrimin e makinave me targa RKS -Republika e Kosovës. Duke folur për largimin e serbëve nga institucionet, kryediplomati i Serbisë, tha se “ky ishte vendim historik” dhe “një formë e rezistencës popullore ndaj shmangies së Kosovës për formimin e Asociacionit”.

Formimi i Asociacionit është edhe detyrim i BE-së, jo vetëm i Kurtit. Catherine Ashton e nënshkroi. Nëse kjo nuk është e vërtetë, atëherë edhe unë qenkam mashtruar. Në Kosovë gjendet misioni i NATO-s, KFOR dhe është e rëndësishme të respektohet rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Të sillen në përputhje me rezolutën 1244 për të garantuar paqe dhe siguri ose qartazi të tregojnë se nuk janë të interesuar për këtë dhe që haptazi janë në anën e Prishtinës.

Aleksander Vuçiç shpreson që KFOR-i dhe EULEX-i, të kryejnë punën e policisë në veri të Kosovës, pas vendimit të serbëve për t’u larguar nga institucionet. Për presidentin serb, kjo i kontribuon paqes. Sipas tij, “nëse amerikanët mendojnë se këtë punë mund ta bëjnë shqiptarët, diçka e tillë bie ndesh me marrëveshjen e Brukselit e situata mund të çojë në katastrofë”.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65836 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE