LORÈ rrëfehet mbi 5 këngët që kanë shenjuar jetën e saj!
E ftuar në “Live From Tirana” sot ishte këngëtarja LORÈ e cila është një ndër talentet më të reja në Shqipëri. Kënga në bashkëpunim me naBBoo, e titulluar “Extasy” është një ndër këngët më të dëgjuara të saj në ‘Top List’.
‘Playlista’ e saj përmban 5 këngët e saj të preferuara që ajo i ka përzgjedhur sepse mendon se janë pikërisht ato që kanë shenjuar jetën e saj.
1. Britney Spears – Toxic
2. Chantal Kreviazuk – Feels Like Home
3. Beyonce – Crazy in Love
4. VIN VELI x LORÈ – Tonight
5. West Side Family – Në krahët e tua do jem
Britney Spears – “Toxic”
Unë e gjej shumë veten në pop. Britney ka qenë idhull historik i imi, kam pasur edhe postera në dhomë, është shumë e dashur për mua. Sa e dua aq keq më vjen për gjërat që i kanë shkuar keq me menaxhimin. Britney ka shenjuar debutimin tim në pjesëmarrjen time në edicionin e tretë të “The Voice” dhe mua si produkt i Top Channel.
A të motivon vjeshta apo periudha e festave për të shkruar?
Inspirimet më të mira i kam pasur nga momentet e mia më të zymta jo nga periudha e festave, pra nuk është një kohë super kreative e imja, por do mendoj të bëj një ndërthurje të të dyjave.
Beyonce – “Crazy in Love”
Kjo është kënga që të vjen të kërcesh sikur nuk ke asnjë njeri rreth teje. Mua më jepte pikërisht këtë gjënë, këtë bustin e konfidencës dhe për një moment ndihesha sikur isha Beyonce, ndihesha e pathyeshme. Ne e kemi parë Beyoncen gjithmonë duke u rishpikur, gjë e cila e ka mbajtur në treg sot e kësaj dite. Kam kuptuar që çdo gjë po shkon drejt komercializmit dhe atë po e shoh me komerciale, më të konsumueshme se sa kënget e strukturuara si “Broken hearted girl” ose “If I were a boy” që kanë qenë hite ndër vite.
Ku jemi me dramat dhe muzikën në jetën tënde?
Dramat vazhdojnë, muzika ime sponsorizohet nga drama. Unë e kam thënë historikisht, jam magnet dramash, marr frymëzim, shkruaj përjetimet e mia. Kur jeta bëhet shumë lineare diçka nuk po shkon siç duhet. Edhe në mos më gjejnë dramat, i shpik. Nuk e shijon mjaftueshëm lumturinë nëse nuk ke momentet e dobëta.
VIN VELI x LORÈ – “Tonight”
Unë zgjodha të sjell një këngë timen, sepse është kënga ime e parë e shkruar, është kënga që ka startuar karrierën time dhe suksesi mbrapa ka qenë shumë i madh. Nuk ka koncert apo invervistë që nuk më përmendet, është si vulë për këto tre vite që kam në treg. Nuk di të them se sa herë e kam kënduar këtë këngë dhe më duket gjithmonë si hera e parë.
A ke ndonjë material që po punohet ndërkohë?
Ka shumë gjëra që po punohen momentalisht, por fokusi im kryesor është festivali i fundvitit dhe aty po e derdh gjithë kreativitetin, gjithë energjinë dhe gjithë fokusin tim.
Si do të vijë kënga me orkestër live në festival?
Provat nuk i kemi nisur akoma, sepse është akoma herët, por jam shumë entuziaste dhe jam brenda zonës sime të komfortit. Kënga është diçka vërtet ndryshe, por dua ta lë surprizë…