Një mami me ‘fiksime’ si Rihanna, këngëtarja tregon arsyen se përse e mban sekret emrin e djalit të saj!

vovalbania November 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një mami me ‘fiksime’ si Rihanna, këngëtarja tregon arsyen se përse e mban sekret emrin e djalit të saj!

Së fundmi ylli i muzikës Rihanna ka folur për herë të parë për zgjedhjen e saj dhe të partnerit A$AP Rocky për ta mbajtur privat emrin dhe foton e djalit, edhe pse kanë kaluar disa muaj që nga lindja e tij. Në një intervistë për ‘Washington Post’ sipërmarrësja e suksesshme u shpreh se:

Thjesht nuk kemi arritur ende atje, me të vërtetë. Ne thjesht kemi jetuar. Por unë mendoj se ka një liri të caktuar që vjen me daljen publike.

Rihanna lindi në muaj maj dhe që atëherë e ka mbajtur vogëlushin larg syrit të publikut. Duke folur për ‘E! News’ artistja tha se vetja i kujton nënën e saj, Monica Braithwaite, tani që është bërë me fëmijë.

Është e çuditshme. Edhe gjërat e vogla që më mërzitin tek ajo, unë i bëj. Unë fjalë për fjalë i bëj të gjitha, të njëjtat fytyra. Unë them të njëjtat gjëra. Unë pastroj fytin në të njëjtën mënyrë. Unë lëviz gojën në të njëjtën mënyrë. Unë kurrë nuk e vura re këtë, ose nuk ndodhi kurrë, derisa linda një fëmijë.

Rikujtojmë, se së fundmi 34-vjeçarja ka publikuar pas 6 vitesh këngën e saj më të re të titulluar “Lift Me Up”, muzika e saj e parë ‘solo’ që nga albumi “Anti” që u publikua në vitin 2016. Kënga është paraqitur në kolonën zanore të vazhdimit “Black Panther: Wakanda Forever” dhe i kushtohet aktorit të ndjerë Chadwick Boseman.

Rihanna gjithashtu ka konfirmuar se do të performojë në ‘Super Bowl 2023’. 34 vjeçarja, e bëri të ditur lajmin para pak ditësh duke publikuar një fotografi në Instagram të dorës së saj teksa shtrëngon një top. NFL gjithashtu publikoi lajmin e madh në Twitter me të njëjtën fotografi dhe mesazhin ‘Let’s go #SBLVII’.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE