Pak pas fejesës me të dashurën e saj Rebel Wilson deklaron se është bërë nënë për herë të parë!
Aktorja e njohur Rebel Wilson është bërë nënë për herë të parë. Ylli i “Pitch Perfect” ka njoftuar lajmin nëpërmjet një postimi të publikuar në Instagram. Rebel zbulon se ka mirëpritur një vajzë përmes një nëne surrogateje, të cilën e ka pagëzuar me emrin Royce Lillian.
Përtej krenarisë që njoftoj lindjen e fëmijës tim të parë, Royce Lillian, e lindur javën e kaluar nëpërmjet një nëne surrogateje, nuk mund ta përshkruaj dot dashurinë që kam për të, ajo është një mrekulli e bukur.
Aktorja e “Senior Year” tha se ishte përgjithmonë mirënjohëse për të gjithë të përfshirët në udhëtimin e saj dhe e quajti nënën surrogate një person të mrekullueshëm që e mbajti dhe e lindi me një kujdes të veçantë.
Faleminderit që më ndihmove të krijoj familjen time, është një dhuratë e mrekullueshme. Dhurata më e mirë. Jam gati t’i japë Royce të vogël gjithë dashurinë që mund të imagjinohet. Po mësoj shpejt…shumë respekt për të gjitha nënat! Krenare që jam në rrethin tuaj.
Rikujtojmë, se Wilson është fejuar së fundmi me të dashurën Ramona Agruma pas 7 muaj lidhje. Dyshja u panë në festen e Halloween-it me unaza me diamant në gishtat e tyre. Ylli austriak më parë ishte në lidhje me trashëgimtarin e Budweiser dhe themeluesin e “Napp’s Dairy Free Ice Cream”, Jacob Busch, por ata u ndanë në shkurt të vitit 2021 pas rreth një viti së bashku.
Në maj, Wilson tha se ishte e lumtur në një lidhje në një paraqitje në podcast të Jordana Abraham dhe Jared Freid “U Up”. Rreth një vit pas ndarjes së saj me Busch, Wilson zbuloi se ishte lidhur me sipërmarrësen Agruma. Agruma ka një linjë të modës, “Lemon Ve Lemon” dhe thuhet se është e njohur në vendlindjen e saj, Letoni.