Cristiano Ronaldo ka qenë gati të linte futbollin për shkak të Lionel Messit, çfarë ka ndodhur mes futbollistëve?!

vovalbania November 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Cristiano Ronaldo ka qenë gati të linte futbollin për shkak të Lionel Messit, çfarë ka ndodhur mes futbollistëve?!

Ftubollisti i njohur Cristiano Ronaldo ka zbuluar se një çmim individual i Lionel Messit pothuajse e detyroi atë të tërhiqej në vitin 2019. Ylli portugez pranoi se ai ishte gati të rrezikonte duke lënë Real Madridin për t’iu bashkuar Juventusit katër vite më parë. Në biografinë e tij të Ronaldos që u publikua të mërkurën, gazetari i L’Equipe, Thierry Marchand zbuloi një pjesë në lidhje me zhgënjimin e yllit aktual të Manchester United pasi nuk arriti të fitonte Topin e Artë në vitin 2018. Në lidhje me këtë Ronaldo u shpreh se:

Është e lehtë të qëndrosh në majë kur je i suksesshëm. Kam rrezikuar që të vija në Torino. Ndryshova klubin, ligën, kulturën e futbollit. Kam rrezikuar dhe ishte ai rrezik që, jam i sigurt, më bëri të mos e fitoja Topin e Artë në 2018. Nëse Messi fiton Topi i Artë këtë vit, po e lë futbollin këtë mendova.

As Messi dhe as Ronaldo nuk e fituan çmimin në vitin 2018, ishte Luka Modric që mori çmimin pasi udhëhoqi Kroacinë në finalen e Kupës së Botës në Rusi. Portugezi zbuloi gjithashtu se Paris Saint-Germain është ende i interesuar për të blerë shërbimet e tij. Cristiano shtoi gjithashtu:

E di që dera është e hapur. E shoh veten duke luajtur në Parc des Princes, përballë 50,000 emigrantëve portugez. Do të ishte fantastike.

Vlen të theksohet se Manchester United mendon për të ardhmen dhe bëhet fjalë për sulmin dhe Cristiano Ronaldo vijon të jetë një temë e nxehtë, por duket se portugezi nuk është problem kryesor i klubit. Anglezët po mendojnë për merkaton e ardhshme dhe në skenë kanë dalë 3 emrat kryesorë për sulmin. Bëhet fjalë për, Patrik Schick, Jonathan David dhe Moussa Dembele.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65820 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE