Moti të tjera ‘surpriza’ këtë nëntor/ Zbuloni se çfarë parashikohet javën e ardhshme
vovalbania
November 09, 2022
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Vendi përgjithësisht javën e ardhshme do të përfshihet nga masa ajrore të qëndrueshme.
Këto do të sjellin mot me diell dhe vranësira kalimtare të pakta deri mesatare.
Temperaturat do të jenë në ulta gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes por në mesditë orët me diell do të sjellin temperatura optimale.
Sipas SHMU ditën e premte, do të afrohen masa ajrore me origjinë verilindore të cilat do të sjellin reshje të dobëta shiu dhe rënie të ndjeshme të temperaturave të mesditës.
Era do të fryjë juglindje-veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet. Ditën e premte do të mbizotërojë era verilindore.
Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë.