Pak pasi deklaroi se po vuante nga ndarja, reperi i njohur Stormzy shihet në shoqërinë e ish-partneres Maya Jama!
Reperi i njohur britanik, Stormzy, së fundmi ka reflektuar për ndarjen e tij me Maya Jama, duke e përshkruar ndarjen si “humbjen e tij më të madhe”. Çifti filloi lidhjen në vitin 2016, por i dhanë fund lidhjes së tyre në vitin 2020 mes thashethemeve që Stormzy kishte qenë jobesnik. Reperi foli për pasojat e ndarjes së tyre gjatë një paraqitjeje në ‘Louis Theroux Interviews’. Në një klip të dhënë nga mediat, Stormzy tha se ndarja ishte “ndoshta katalizatori më i madh” për rritjen e tij si person.
Ndërkaq, së fundmi reperi është parë duke u afruar me ish të dashurën. ‘MailOnline’ ka siguruar disa foto ekskluzive të reperit duke përqafuar ish-partneren e tij ndërsa ata morën pjesë në koncertin e Kendrick Lamar në O2 Arena të Londrës. Të pranishmit treguan sesi dyshja më vonë qëndruan pranë bashkë në zonën VIP, duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit teksa shikonin yllin amerikan të muzikës.
Maya, ndoqi koncertin me miqtë e saj, ndërsa Stormzy mbërriti me ekipin e tij drejtues. Është e paqartë nëse ish-çifti ishte organizuar për t’u takuar, megjithatë pasi u përqafuan, ata vazhduan të kalonin pjesën tjetër të mbrëmjes së bashku. Një burim tha se:
Ata janë parë duke qeshur, duke bërë shaka dhe duke kërcyer së bashku. Ishte si në kohët e vjetra.
Dyshja thuhet se kanë luftuar për të ruajtur lidhjen e tyre në distancë, pasi basketbollisti jeton në New York, ndërsa Maya në Londër. Duke reflektuar mbi mësimet që mori nga ndarja, Stormzy shtoi:
Me pak fjalë, mësova se nëse nuk dua të ndihem përsëri kështu dhe nëse besoj se Zoti do të më bekojë përsëri me një grua të mrekullueshme dhe një familje, martesë dhe të gjitha këto gjëra, duhet të bëj të gjithë punën e nevojshme që të mos jem më kurrë në atë situatë.