Shuma më e lartë e fituar nga një person në lotari, njihuni me fatlumin Joseph Chahayed!
Altadena është një qytezë periferike e Kalifornisë dhe një person anonim i këtij vendi kishte fatin të fitonte shumën më të madhe të fituar ndonjëherë në histori nga një lotari, jo vetëm në SHBA por në të gjithë botën, plot 2 miliardë dollarë. Pas 40 javë rresht që lotaria e njohur Superball nuk jepte asnjë fitues, anonimi fatlum pa numrat e zgjedhur prej tij, 10, 33, 41, 47, 56 dhe sërish 10. Mundësitë statistikore ishin një në 292 milionë dhe anonimi i ka kapur me një biletë të thjeshtë me vlerë 2 dollarë.
Tani fituesi rekordmen do të vihet përballë një zgjedhje. Ai mund të zgjedhë të paguhet në 29 këste vjetore, praktikisht një “rrogë” rreth 69 milionë dollarë në vit, ose mund të zgjedhë të marrë direkt shumën e reduktuar, por gjithsesi përrallore që shkon pothuajse në 998 milionë dollarë. Nëse për shembull, fituesi pranon opsionin e dytë, Agjencia e Tatimeve federale të SHBA (IRS), do t’i heqë atij rreth 390 milionë dollarë, diçka më pak nëse pjesë të fitimit e shpenzon në vepra bamirësie.
Përtej taksave federale, çdo shtet amerikan ka taksat e veta, që shkojnë deri në 10%, por fatmirësisht në Kaliforni taksat për lotaritë është 0, çka do të thotë që fituesi nuk do të jetë miliarder, siç po reklamohet në dyqanin ku ka blerë biletën, por serish do të shijojë gjatë gjithë jetës rreth 629 milionë dollarë. Nga këto, Joseph Chahayed, pronari i dyqanit në fjalë, shpreson të marrë diçka.
Rikujtojmë, se një burrë në Kinën Jugore, i cili fitoi pak më pak se 220 milionë juanë apo 30.6 milionë dollarë në lotari, tha se nuk ia kishte thënë gruas dhe fëmijës së tij sepse ishte i shqetësuar se paratë mund t’i bënin ata arrogantë dhe dembelë. Burri, i identifikuar me pseudonimin Li, bleu 40 bileta lotarie për 11 dollarë, 80 juanë në rajonin autonom Guangxi Zhuang dhe çdo biletë përmbante të njëjtat shtatë numra, raportojnë mediet kineze.