“Skemat për bujqësinë, të padrejta”/ deputeti Erion Braçe: Mbështetja t’i shkojë direkt fermerit

vovalbania November 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Skemat për bujqësinë, të padrejta”/ deputeti Erion Braçe: Mbështetja t’i shkojë direkt fermerit

Skemat e mbështetjes në bujqësi janë të padrejta. Shqetësimin e ka ngritur deputeti socialist Erion Braçe në Komisionin e Ekonomisë ku u prezantua buxheti për bujqësinë për vitin 2023.

Braçe ka kërkuar më shumë mbështetje të drejtpërdrejtë për fermerët, në një kohë që qeveria pret që bujqësia të jetë një nga burimet e rritjes ekonomike vitin e ardhshëm.

Me shqetësim nga deputetët është parë edhe mungesa e të dhënave në bujqësi, pasi sipas tyre kjo bën që fondet dhe investimet të mos shkojnë aty ku ka nevojë sektori.

Për vitin 2023, Ministria e Bujqësisë do të marrë nga buxheti i shtetit, 14.2 miliardë lekë, gati 122 milionë euro.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE