Të gjithë e mbani mend! Ishte në kulmin e suksesit, “Ponja” e Portokallisë rrëfen arsyen e trishtë pse u largua nga Shqipëria: Ajo që më ndodhi mua është e rëndë
Është padyshim në një aktoret më të dashura të humorit, e cila spikati me rolin e Ponjës së Portokallisë.Ervina Kotolloshi u largua nga Shqipëria në kulmin e karrierës së saj dhe jeton prej vitesh në Paris.
Atje kreu masterin dhe doktoraturën, ndërsa aktualisht jep mësim në një universitet në kryeqytetin francez.
Ervina ka qëndruar larg intervistave dhe vëmendjes publike për kaq shumë kohë por sot ajo dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku tregoi arsyen e largimit nga Shqipëria.
Aktorja e humorit tregoi se vendimi për t’u larguar erdhi kur humbi mamanë e saj.
“Ishte një vendim që më është dashur kohë ta marr. E kam lënë për një ngjarje shumë personale në 2006. Nuk kam folur asnjëherë për këtë. Humba mamin në një ngjarje rrugore.. Mamaja ka vuajtur dy muaj në spital para se të ndërronte jetë.
Në atë moment, kam kuptuar se ka pasur shumë institucione që në rastin tim, nuk kanë funksionuar siç duhet. Në radhë të parë ka qenë personi në fjalë që i ka dhënë makinës pa patentë dhe që nxitonte të kapte pjesën e dytë te ndeshjes sepse ishte Kampionati Botëror. E dyta, nuk ka funksionuar mjekësia.
A duhej shpëtuar mamaja pas kësaj ngjarjeje? Në Kodin Rrugor thuhet se nuk duhet ta lëvizësh kur është pa ndjenja. A duhej operuar disa herë? Nuk e di. Por ajo që më ka lënduar më shumë është gjykatësi. Kur e pyeta pse u dënua kaq pak, mu përgjigj se ‘mamaja juaj s’ka ndërruar jetë nga ngjarja rrugore’.
Ishte e pabesueshme sepse mami kishte shëndet të plotë deri në ditën e ngjarjes.”, tha ajo.