Ylli i UFC-së McGregor shpreh interesin për të blerë klubin e madh anglez!
Prej disa ditësh qarkullon lajmi se Liverpool është në shitje dhe kjo gjë ka bërë që një numër i lartë investitorësh të kërkojnë informacione për shifrat. Sipas raportimeve nga “Daily Mail”, mes tyre është edhe Conor McGregor, sportisti i famshëm i arteve marciale në UFC. Ai është përgjigjur në rrjetet sociale duke thënë: “Oh, do të doja! Po, sapo dëgjova këtë lajm kërkova në mënyrë direkte informacione. Çfarë klubi, do e doja!”
Rikujtojmë, se së fundmi 19-vjeçari i famshëm, Hasbulla Magomedov nervozoi yllin e UFC-së, Conor McGregor, pasi i vendosi pulës së tij emrin e këtij të fundit. McGrgor ka kërcënuar me tone të lehta Hasbulla-un duke shkruar në Twitter se:
Do të më pëlqente ta bëja kosh Hasbullën e vogël. Unë do ta kryej misionin tim të shënoj një tre pikësh me të një ditë.
Përveçse një boksier i njohur, McGregor njihet edhe për natyrën e tij agresive jashtë ringut. Së fundmi, ai u përfshi në një sherr të dhunshëm në Romë, ku thuhet se sulmoi DJ italian, Francesco Facchinetti. Disa orë pasi djali i tij u pagëzua në Vatikan, McGregor dyshohet se e goditi në fytyrë Facchinetti-n dhe i theu hundën.
Francesco Facchinetti pretendon se sulmi ishte i pa provokuar dhe se ai dhe gruaja e tij kishin qenë duke festuar me McGregor dhe të fejuarën e tij, para se kampioni i UFC ta gjuante me grusht para 10 dëshmitarëve. Kujtojmë, se kjo nuk është hera e parë që Conor McGregor bën bujë me sherret e tij. Ai dhe reperi amerikan Machine Gun Kelly u grindën fizikisht në tapetin e kuq të “MTV Video Music Awards”. Gjithashtu në vitin 2019, boksieri u akuzua për sulm, pasi goditi një burrë në një bar të Dublinit.