Ferrari i Schumacher e 2003 del në ankand, shitet për shumën marramendëse!
Makina emblematike e Michael Schumacher në sezonin 2003 të Formula 1 u shit në ankand për shumën e majme të 13.2 milionë dollarëve. Një ankand në Gjenevë të Zvicrës u organizua për makinën e legjendës së Formula 1, me blerësin që ofroi më shumë se 13 milionë dollarë për ta pasur.
Modeli F-2003 GA 229 vendosi rekord për çmimin e arritur në tregun e makinave të F1. AFP bën me dije se lajmi për shitjen me këtë çmim u konfirmua nga shtëpia e ankandeve Southeby’s. Më herët makina e Schumacher që u përdor në 2001 u shit për 7.5 milionë dollarë, me ankandin e fundit që kishte vlerë sa dyfishi i makinës së vitit 2001.
Me modelin F-2003 në kampionatin e vitit 2003 gjermani u shpall kampion për herë të gjashtë nga shtatë titujt personal, ndërsa me ndihëm e Barrichello skuderia italiane mori titullin edhe për konstruktorët.